LAJME

Lajm

Personat me aftësi të kufizuara ngritën problemet e tyre në Sofje

Premte, 21 Gusht 2026, 10:44

Personat me aftësi të kufizuara ngritën problemet e tyre në Sofje

FOTO: Lëvizja “Mobilitet”

Madhësia e shkronjave

Persona me aftësi të kufizuara zhvilluan një marshim në rrugët qendrore të Sofjes nën moton “Errësirë ndaj indiferencës! Dritë për të drejtat tona!”. Aktiviteti u organizua nga Lëvizja “Mobilitet”. Pjesëmarrësit, të cilët mbanin simbole ndriçuese, u nisën nga godina e Bashkisë së Sofjes dhe marshuan deri te godina e Parlamentit. “Qëllimi ynë është të nxjerrim në pah problemet e personave me aftësi të kufizuara dhe të bëhemi të dukshëm. I kërkojmë Parlamentit një ligj të ri për asistencën personale, reforma në sistemin e vlerësimit dhe certifikimit të aftësisë së kufizuar (TELK) dhe vendosjen e një sistemi për përfshirjen sociale të personave me aftësi të kufizuara në jetën publike, kulturore dhe ekonomike”, deklaroi Mariana Harizanova, themeluese e organizatës. Ajo theksoi gjithashtu problemet që lidhen me krijimin e një mjedisi të aksesueshëm, përfshirë transportin publik dhe transportin e specializuar, si dhe ashensorët.

Deri tani, anëtarët e lëvizjes zhvilluan tre protesta, por kërkesat e tyre nuk u dëgjuan. “I sollëm pishtarët para dritareve të institucioneve dhe, nëse edhe kësaj here nuk do të na vënë re, një ditë tjetër do të qëndrojmë poshtë tyre”, tha Mariana Harizanova.


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova