Artikull
Shënojmë 123-vjetorin e Kryengritjes së Ilindenit
FOTO: arkiv
Madhësia e shkronjave
Sot, më 22 gusht, në Petrova Niva në rajonin e Stranxhës, me organizimin e një Tubimi Kombëtar Trakas, do të shënohet 123-vjetori i Kryengritjes së Ilindenit. Ajo përbën kulmin e luftës për çlirimin e bullgarëve në Maqedoni dhe Trakinë e Edrenesë. Në aktivitet do të marrë pjesë edhe Nënpresidentja e Bullgarisë, Ilijana Jotova.
Në orën 20:00, në kishën-eshtërore “Shën Petka”, Jotova do të marrë pjesë në një shërbesë përkujtimore në nderim të pjesëmarrësve të rënë në Kryengritjen e Ilindenit.
Në orën 20:30, përpara memorialit në zonën historike do të fillojë ceremonia përkujtimore. Kreu i shtetit dhe komandantja supreme e forcave të armatosura do të inspektojë formacionin e kompanive përfaqësuese të Njësisë Kombëtare të Gardës dhe do të mbajë një fjalim, pas të cilit do të bëjë homazhe në kujtim të të rënëve në kryengritje.
FOTO: facebook.com/burgasmuseums
Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva