Shtunë 22 Gusht 2026 04:39
Shtunë, 22 Gusht 2026, 04:39
в Бургас
FOTO: burgas.bg
Madhësia e shkronjave
Një takim i pazakontë mes dy “katërkëmbëshve” do të zhvillohet në Burgas më 22 gusht. Qeni doganor Rubi do të njihet me qenin robot Rashko.
Rubi është një bari belg Malinois, i trajnuar për zbulimin e lëndëve narkotike dhe shërben në pikën kufitare “Kapitan Andreevo”. Gjatë festivalit rinor Teen Boom Fest, që po mbahet më 22 dhe 23 gusht në qytetin bregdetar, ai dhe punonjësit e doganave do të demonstrojnë se si qentë e shërbimit ndihmojnë gjatë kontrolleve.
Nga ana tjetër, Rashko është një robot katërkëmbësh i prodhuar në Norvegji, me përmasa afërsisht sa një Bull Terier. Ai mund të përshkojë mbi 20 kilometra në ditë, të transportojë ngarkesa deri në 10 kilogramë dhe të programohet për të ndihmuar të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva