Lajm
Parashikimi i motit për fundjavën
Temperaturat mbeten të larta, reshje të shkurtra në perëndim
Premte 21 Gusht 2026 19:16
Premte, 21 Gusht 2026, 19:16
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët. Pas mesnate, mbi zonat lindore do të ketë vranësira të ulëta dhe dukshmëri të reduktuar. Në pjesën më të madhe të vendit do të mbizotërojë mot i qetë, ndërsa në Bullgarinë Veriore do të fryjë erë e lehtë nga lindja-juglindja.
Të shtunën do të mbizotërojë mot me diell dhe i nxehtë. Vranësirat e ulëta në Bullgarinë Lindore do të pakësohen shpejt dhe dukshmëria do të përmirësohet. Pasdite, mbi zonat malore të Bullgarisë Perëndimore do të zhvillohen vranësira konvektive dhe në vende të veçanta do të ketë reshje të shkurtra shiu. Do të fryjë erë e lehtë nga lindja, ndërsa në zonat perëndimore deri mesatare nga veriperëndimi. Temperaturat maksimale do të luhaten nga 34°C deri në 39°C, më të ulëta në bregdet, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 35°C.
Në zonat malore do të mbizotërojë mot me diell. Pasdite, mbi masivet malore të Bullgarisë Perëndimore do të zhvillohen vranësira dhe në vende të veçanta do të ketë reshje të shkurtra shiu. Do të fryjë erë e lehtë nga veriperëndimi. Temperatura maksimale në lartësi 1200 metra do të jetë rreth 30°C, ndërsa në 2000 metra rreth 21°C.
Në bregdetin e Detit të Zi do të mbizotërojë mot me diell. Në orët e mëngjesit do të ketë vranësira të ulëta dhe dukshmëri të reduktuar. Do të fryjë erë e lehtë nga lindja. Temperaturat maksimale do të jenë 26–29°C, ndërsa temperatura e ujit të detit 24–25°C. Deti do të jetë me dallgëzim 3 ballë.
Të dielën dhe të hënën moti do të jetë kryesisht me diell, ndërsa në ultësira do të jetë i nxehtë. Rreth mesditës dhe pas saj sërish do të zhvillohet vranësirë e dendur, ndërsa kryesisht në Bullgarinë Veriore dhe në zonat malore do të ketë reshje afatshkurtra, të shoqëruara me bubullima, më të përhapura të hënën. Era do të jetë e dobët, nga veriu-verilindja. Temperaturat do të ulen lehtë dhe të hënën temperaturat maksimale do të jenë nga 32° deri në 37°.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova