Artikull
Bullgaria synon më shumë investime amerikane me fokus tek AI dhe energjia
FOTO: Ministria e Energjisë
Madhësia e shkronjave
Bullgaria do të kërkojë më shumë investime amerikane në energjetikë, inteligjencë artificiale, inovacion dhe prodhim të teknologjisë së lartë. Kjo u diskutua nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Ekonomisë, Aleksandër Pulev, me përfaqësues të Dhomës Amerikane të Tregtisë në Bullgari.
Ndër masat e planifikuara
janë përshpejtimi i procedurave administrative për investitorët strategjikë dhe
përmirësimi i koordinimit ndërmjet institucioneve. Po përgatitet gjithashtu një
projektligj për partneritetet publiko-private, i cili pritet të lehtësojë
tërheqjen e kapitalit privat për projekte infrastrukturore në energjetikë,
transport dhe lidhshmëri.
Palët diskutuan edhe mundësitë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike mes Bullgarisë dhe Shteteve të Bashkuara përmes organizimit të delegacioneve dhe forumeve të përbashkëta të biznesit, të cilat do të krijojnë mundësi të reja për kontakte të drejtpërdrejta mes kompanive të të dy vendeve.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva