KULTURË

Artikull

Film për rrugëtimin e Sylvie Vartan nga Bullgaria drejt skenave botërore

Film për rrugëtimin e Sylvie Vartan nga Bullgaria drejt skenave botërore

FOTO: filmfestburgas.com

Madhësia e shkronjave

Filmi dokumentar "Sylvie Vartan. Nga dashuria" do të hapë Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar Historik DOCK, i cili do të zhvillohet në Burgas nga 17 deri më 22 shtator.

Regjisore e filmit është Ema Konstantinova, ndërsa skenarist dhe producent është Georgi Toshev. Gazetari do ta prezantojë personalisht filmin para publikut të Burgasit.

Filmi rrëfen rrugëtimin e jashtëzakonshëm të vajzës nga fshati bullgar Iskrec deri në skenat më të mëdha botërore. Është një histori suksesi dhe dyshimi, dashurie dhe ndarjeje, emigrimi dhe rikthimi në atdhe. Përmes biografisë personale të Sylvie Vartan, filmi krijon edhe një portret të veçantë të Bullgarisë gjatë 80 viteve të fundit, duke pasqyruar ndryshimet e sistemeve politike, traumat historike dhe kujtesën për shtëpinë. Xhirimet e filmit kanë zgjatur 16 vjet.

Film për rrugëtimin e Sylvie Vartan nga Bullgaria drejt skenave botërore

FOTO: filmfestburgas.com

Në programin konkurrues të DOCK 2026, publiku do të shohë filma kushtuar personaliteteve si mbreti Ferdinand I, Romain Gary, Caravaggio, Volodimir Zelenski, Adolf Hitler dhe Adolf Eichmann, si dhe dokumentarë për Stalinin, Gaddafin, Sarkozy-n dhe figura e ngjarje të tjera që kanë lënë gjurmë në historinë bashkëkohore. 



Film për rrugëtimin e Sylvie Vartan nga Bullgaria drejt skenave botërore

FOTO: filmfestburgas.com

Lexoni më shumë për Sylvie Vartan dhe lidhjen e saj me Bullgarinë në arkivin e Radio Bullgarisë:



Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva