Lajm
Zjarri pranë poligonit ushtarak “Koren” ende nuk është shuar
Hënë 24 Gusht 2026 09:04
Hënë, 24 Gusht 2026, 09:04
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Mbi 60 zjarrfikës luftuan gjatë gjithë natës me zjarrin, i cili tashmë po digjet për të dytën ditë radhazi mes fshatrave Dinevo, Ljubenovo, Malevo dhe Krivo Pole në rajonin e Haskovos (Bullgaria Jugore). Sipërfaqja e përfshirë nga flakët ka kaluar 10 mijë dynymë, por aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Zjarri, i cili nisi nga një vendgrumbullim i paligjshëm mbetjesh pranë Dinevos, u përhap në territorin e poligonit ushtarak “Koren”, ku aktualisht nuk zhvillohen stërvitje ushtarake.
Sot përpjekjet do të përqendrohen kryesisht në një front prej tre kilometrash në drejtim të Malevos. Pritet gjithashtu të mbërrijë një buldozer i dytë për të kufizuar përhapjen e zjarrit përmes hapjes së brezave mbrojtës, raportoi BGNES.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva