Hënë 24 Gusht 2026 09:46
Hënë, 24 Gusht 2026, 09:46
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Trafiku është i dendur në Pikën e Kalimit Kufitar “Kapitan Andreevo”, në kufirin me Turqinë, në hyrje për automjetet e lehta, njoftojnë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Kufitare. Në pikat kufitare me Rumaninë, Greqinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, qarkullimi zhvillohet normalisht.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 28 aksidente të rënda rrugore, me 32 persona të lënduar, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Në Sofje kanë ndodhur pesë aksidente të rënda dhe pesë të lehta, me pesë të plagosur, njëri prej të cilëve ndodhet në rrezik për jetën. Numri i viktimave në rrugë që nga fillimi i vitit ka arritur në 300 persona, ose 30 më shumë krahasuar me vitin e kaluar.
Njëqind e njëzet e gjashtë zjarre janë shuar gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa katër persona kanë pësuar lëndime, njoftojnë nga Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë nga Zjarri dhe Mbrojtjes së Popullsisë. Ekipet zjarrfikëse kanë reaguar ndaj 170 sinjaleve për incidente. Janë regjistruar 25 zjarre me dëme materiale të drejtpërdrejta, prej të cilave nëntë në ndërtesa banimi. Gjithashtu janë kryer 29 operacione shpëtimi dhe ndihmëse.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva