Lajm
Parashikimi i motit për 25 gusht 2026
Vapa vazhdon, në disa zona priten reshje
Hënë 24 Gusht 2026 19:20
Hënë, 24 Gusht 2026, 19:20
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Gjatë natës, mbi rajonet perëndimore dhe veriore do të zhvillohet vranësirë, ndërsa në disa vende do të ketë reshje afatshkurtra shiu të shoqëruara me bubullima. Në pjesën tjetër të vendit moti do të jetë kryesisht i kthjellët. Do të fryjë erë e dobët nga juglindja, e cila në shumë rajone do të dobësohet dhe do të pushojë.
Ditën e martë, më 25 gusht, do të mbizotërojë mot me diell. Para mesditës, mbi Bullgarinë Verilindore vranësirat do të jenë ende të konsiderueshme dhe në disa vende do të ketë reshje, por gjatë ditës ato do të pushojnë dhe vranësirat do të shpërndahen e do të pakësohen. Rreth mesditës, mbi Bullgarinë Perëndimore do të zhvillohet vranësirë dhe në disa zona do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë e dobët, ndërsa në Bullgarinë Lindore erë mesatare nga lindja-juglindja. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 31° dhe 36°C, ndërsa në Sofje rreth 32°C.
Në bregdetin e Detit të Zi moti do të jetë kryesisht me diell. Para mesditës do të ketë shtim të përkohshëm të vranësirave, më të theksuara në bregdetin verior. Do të fryjë erë mesatare. Temperaturat maksimale do të jenë 28°-30°C, ndërsa temperatura e ujit të detit rreth 25°C. Dallgëzimi i detit do të jetë 2-3 ballë.
Në zonat malore do të mbizotërojë mot me diell, me zhvillim të vranësirave. Në disa vende në masivet e Bullgarisë Perëndimore do të ketë reshje afatshkurtra të shoqëruara me bubullima. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga jug-juglindja, ndërsa në pjesët më të larta nga perëndimi-jugperëndimi. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë rreth 26°C, ndërsa në 2000 m rreth 18°C.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva