SPORT

Artikull

Aleksandër Donksi rikthehet në 100-shen më të mirë të dysheve

Aleksandër Donksi

Aleksandër Donksi

FOTO: Federata Bullgare e Tnisit

Madhësia e shkronjave

Aleksandër Donksi u rikthye në 100-shen më të mirë të botës në renditjen e tenisit për meshkuj në dyshe, duke regjistruar pozicionin më të lartë në karrierën e tij. Tenisti bullgar, pjesë e ekipit të Kupës „Davis“, renditet në vendin e 92-të në klasifikimin e përditësuar këtë mëngjes, me 947 pikë. Deri tani, rezultati më i mirë i tij kishte qenë vendi i 96-të, të cilin e arriti në qershor, raportoi Sportal.bg.

Gjatë fundjavës, Donksi u shpall kampion i turneut të serisë „Challenger 125“ në Kvebek të Kanadasë, me një fond çmimesh prej 225 mijë dollarësh, së bashku me Axhiit Raj nga Zelanda e Re. Ky është trofeu i pestë i 28-vjeçarit në turnetë „Challenger 125“ në dyshe dhe i treti për të gjatë vitit 2026. Më herët këtë sezon, tenisti bullgar triumfoi në Nju Delhi të Indisë dhe në Oeiras të Portugalisë.

Donksi lindi në SHBA, në një familje bullgare. Kur ishte tre vjeç, familja e tij u zhvendos në Kanada. Në vitin 2016, talenti i ri zgjodhi të garonte për Bullgarinë dhe që në vitin e parë pas mbërritjes së tij, në vitin 2017, u shpall kampion kombëtar në ambiente të mbyllura. Ai stërvitet në tenis që në moshën 5-vjeçare, fillimisht me nënën e tij.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova