LAJME

Lajm

Trafik i dendur në pikën kufitare “Kapitan Andreevo”

Martë, 25 Gusht 2026, 09:34

Trafik i dendur në pikën kufitare “Kapitan Andreevo”

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Në pikën kufitare “Kapitan Andreevo”, në kufirin me Turqinë, trafiku është i dendur në hyrje të Bullgarisë për automjetet e vogla,njofton Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Kufitare. Trafiku është normal në të gjitha pikat e tjera kufitare me Greqinë, Rumaninë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Gjatë 24 orëve të fundit u shuan 135 zjarre, njofton Drejtoria e Përgjithshme për Sigurinë nga Zjarri dhe Mbrojtjen e Popullsisë. Nuk ka viktima apo persona të lënduar. Në 27 raste zjarret shkaktuan dëme të drejtpërdrejta materiale. U kryen 85 operacione shpëtimi dhe ndërhyrje të tjera në ndihmë të qytetarëve.


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova