SPORT

Artikull

Rrethi i 73-të Ndërkombëtar Çiklistik i Bullgarisë nis të shtunën

Rrethi i 73-të Ndërkombëtar Çiklistik i Bullgarisë nis të shtunën

FOTO: bgcf.bg

Madhësia e shkronjave

Rrethi i 73-të Ndërkombëtar Çiklistik i Bullgarisë do të zhvillohet në të gjithë vendin nga 29 gushti deri më 2 shtator 2026. Gjatë pesë ditëve të garës, çiklistët do të udhëtojë nga bregdeti i Detit të Zi drejt malit Stara Pllanina, ndërsa finalja e madhe do të zhvillohet në Trojan.

Etapa e parë, më 29 gusht, do të jetë nga Primorsko deri në Burgas, me një gjatësi prej 125,2 kilometrash. Në start do të rreshtohen 17 ekipe nga 11 vende. Në total, çiklistët do të përshkojnë 552,8 kilometra në pesë etapa.

Rrethi i parë Ndërkombëtar Çiklistik i Bullgarisë nisi më 21 gusht 1924. Në startin e vendosur në Sheshin “Narodno Sëbranie” (“Kuvendi Popullor”) në Sofje morën pjesë 21 garues. Ata përshkuan 1 917 kilometra në 10 etapa, ndërsa gara përfundoi më 7 shtator 1924.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva