Artikull
Në Varna fillon festivali i filmit "Dashuria është çmenduri"
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Festivali Ndërkombëtar i Filmit "Dashuria është çmenduri" do të mbahet për herë të 34-të nga 26 deri më 30 gusht në Qendrën e Festivaleve dhe Kongreseve në qytetin bregdetar të Varnës, njoftoi BTA.
Programi konkurrues i festivalit përfshin nëntë filma. Ndër titujt më të pritur është filmi debutues i Amélie Bonnin, me Juliette Armanet dhe Bastien Bouillon, "Të largohesh një ditë", i cili rrëfen për zgjedhjen e vështirë midis ëndrrës profesionale, familjes dhe dashurisë së parë.
Këtë vit motoja e forumit është citati "Dashuria është një mbretëri e pamëshirshme" nga shkrimtari Gabriel García Márquez.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva