Lajm
Parashikimi i motit për 26 gushtin 2026
Rënie e lehtë e temperaturave dhe reshje të shkurtra shiu
Martë 25 Gusht 2026 19:23
Martë, 25 Gusht 2026, 19:23
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Gjatë natës, në Bullgarinë Veriperëndimore do të ketë kryesisht vranësira, ndërsa në disa zona do të ketë reshje të dendura shiu dhe stuhi me bubullima. Në Bullgarinë Jugore dhe Lindore moti do të jetë kryesisht i kthjellët. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga lindja, ndërsa pas mesnate në veriperëndim të vendit era do të kthehet nga perëndimi-veriperëndimi.
Të mërkurën era në të gjithë vendin do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi, më vonë në zonat lindore. Ajo do të jetë mesatare deri e fortë dhe do të sjellë masa ajrore relativisht të ftohta. Vranësirat do të jenë të ndryshueshme, shpesh të dendura. Në shumë zona, nga perëndimi drejt lindjes, do të ketë reshje të shkurtra shiu dhe bubullima. Ka mundësi edhe për breshër. Fenomenet do të jenë më intensive në zonat malore. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 29 deri në 34°C, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 30°C.
Në zonat malore do të ketë vranësira të ndryshueshme, shpesh të dendura, ndërsa pasdite do të ketë reshje të shkurtra shiu dhe bubullima. Në Malin Stara Pllanina dhe në rajonin e maleve Rilla dhe Rodopet, reshjet do të jenë përkohësisht intensive dhe në sasi të mëdha. Ka mundësi edhe për breshër. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga perëndimi-veriperëndimi, e cila do të sjellë një rënie të lehtë të temperaturave. Temperatura maksimale në lartësi 1200 metra do të jetë rreth 23°C, ndërsa në 2000 metra rreth 17°C.
Në bregdetin e Detit të Zi moti do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës do të ketë shtim të përkohshëm të vranësirave, por pothuajse pa reshje. Paradite era do të fryjë nga lindja-juglindja, ndërsa deri në fund të ditës do të kthehet nga perëndimi-veriperëndimi. Ajo do të jetë deri mesatare dhe do të sjellë masa ajrore relativisht të ftohta. Temperaturat maksimale do të jenë 27-29°C. Temperatura e ujit të detit do të jetë 25-26°C. Deti do të ketë dallgëzim rreth 3 ballë.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova