Artikull
Pritet që paga minimale vitin e ardhshëm të jetë 660 euro
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Pritet që paga minimale në vitin 2027 të jetë 660 euro, mësoi BNR nga burime të veta. Shuma e saj pritet të miratohet nga qeveria. Ndërkohë, Ministria e Punës ka publikuar për konsultim publik një projekt për ndryshime në Kodin e Punës, me të cilat do të krijohet një mekanizëm i ri për përcaktimin e pagës minimale. Parashikohet që paga minimale për çdo vit pasues të caktohet deri më 15 gusht të vitit aktual, duke marrë parasysh kriteret sociale dhe ekonomike. Gjithashtu, një herë në tre vjet do të bëhet një vlerësim për të përcaktuar nëse paga minimale është e përshtatshme dhe e mjaftueshme, raportoi gazetarja jonë Maria Kostova.
Kriteret për përcaktimin e nivelit të pagës minimale do të jenë fuqia e saj blerëse, duke marrë parasysh koston e jetesës, nivelin e përgjithshëm të pagave dhe shpërndarjen e tyre, ritmin e rritjes së pagave, si dhe nivelet afatgjata të produktivitetit të punës.
Aktualisht, paga minimale në vend është 620 euro.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva