FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Lëvizja e automjeteve të lehta në hyrje të pikës kufitare me Turqinë “Kapitan Andreevo” është intensive, njoftoi Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Kufitare. Në kufirin me Rumaninë, Greqinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, trafiku është normal në të gjitha pikat e kalimit.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 18 aksidente të rënda rrugore, ku janë plagosur 22 persona, ndërsa nuk është regjistruar asnjë viktimë, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme. Në Sofje janë shënuar 26 aksidente të lehta dhe një aksident i rëndë me dy të plagosur, njëri prej të cilëve ndodhet në rrezik për jetën. Statistikat për muajin gusht tregojnë 580 aksidente të rënda, me 27 persona të vdekur dhe 714 të plagosur.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shuar 148 zjarre, prej të cilave 20 kanë shkaktuar dëme materiale, njofton Drejtoria e Përgjithshme për Sigurinë nga Zjarri dhe Mbrojtjen e Popullsisë. Nuk ka persona të lënduar. Njësitë zjarrfikëse u kanë përgjigjur 195 sinjalizimeve për incidente. Gjithashtu janë kryer 39 operacione shpëtimi dhe ndihme.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva