Artikull
Parashikimi i motit për 27 gusht 2026
Reshjet e shkurtra do të sjellin freskim të përkohshëm
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët. Kryesisht mbi Bullgarinë Veriore do të ketë shtim të përkohshëm të vranësirave dhe në disa vende të izoluara në rajonet qendrore veriore dhe verilindore mund të ketë reshje të dobëta shiu. Do të fryjë erë e lehtë nga perëndimi, ndërsa në zonat lindore nga veri-verilindja.
Ditën e enjte masa ajrore do të jetë e paqëndrueshme. Do të mbizotërojë mot me diell, me zhvillim të vranësirave. Reshje të shkurtra dhe bubullima priten në pjesën verilindore të vendit, ndërsa pasdite edhe në disa zona malore. Era do të jetë nga veri-veriperëndimi, e lehtë deri mesatare, kurse në skajet lindore nga lindja-verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë kryesisht ndërmjet 30° dhe 35°C, në rajonet verilindore dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi 27°-29°C, ndërsa në Sofje rreth 31°C.
Në male moti do të jetë kryesisht me diell. Gjatë pasdites do të zhvillohen vranësira dhe në disa vende të veçanta në masivet malore të Bullgarisë Qendrore dhe Lindore do të ketë reshje të shkurtra të shoqëruara me bubullima. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në pjesët më të larta e fortë, nga veriperëndimi. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 metra do të jetë rreth 25°C, ndërsa në 2000 metra rreth 18°C.
Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të zhvillohen vranësira të shoqëruara me reshje të shkurtra dhe bubullima. Fenomenet do të jenë më të shpeshta dhe më intensive në bregdetin verior. Era do të jetë e lehtë deri mesatare nga lindja-juglindja. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 27° dhe 29°C, ndërsa temperatura e ujit të detit do të jetë 25°-26°C. Dallgëzimi i detit do të jetë rreth 3 ballë.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva