Artikull
Ministri i Drejtësisë dhe i Ngarkuari me Punë i SHBA nisin takime të rregullta
FOTO: Ministria e Drejtësisë
Madhësia e shkronjave
Ministri i drejtësisë, Nikollai Najdenov, dhe i ngarkuari me punë i SHBA-së, Martin McDowell, do të zhvillojnë takime të rregullta për të diskutuar përparimin në çështjet ligjore, duke respektuar në mënyrë të rreptë legjislacionin dhe rregullat e Bashkimit Evropian. Kjo u bë e ditur pas takimit të zhvilluar sot mes tyre. Gjatë takimit, ata diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e politikave për vuajtjen e dënimeve dhe mbrojtjen e dëshmitarëve. Në takim u diskutuan gjithashtu edhe çështje të tjera, si legjislacioni kundër trafikimit të qenieve njerëzore, përdorimi i inteligjencës artificiale dhe rregullat për masat e sanksioneve.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova