LAJME

Artikull

Trafik i rënduar në pikat kufitare “Kallotina” dhe “Kapitan Andreevo”

Trafik i rënduar në pikat kufitare “Kallotina” dhe “Kapitan Andreevo”

FOTO: BTA, arkiv

Madhësia e shkronjave

Trafiku është i rënduar për automjetet e vogla në dalje nga pika kufitare me Serbinë, “Kallotina”, si dhe në hyrje dhe dalje nga pika kufitare me Turqinë, “Kapitan Andreevo”, njofton Policia Kufitare. Në kufijtë me Greqinë, Rumaninë dhe Maqedoninë e Veriut, trafiku është normal në të gjitha pikat e kalimit kufitar.

Gjatë 24 orëve të fundit, katër persona humbën jetën dhe 23 të tjerë u plagosën në 17 aksidente të rënda rrugore, njofton Ministria e Brendshme. Në Sofje u regjistruan 28 aksidente të lehta, pa viktima apo të plagosur. Që nga fillimi i këtij viti, në aksidentet rrugore humbën jetën 304 persona, 29 më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Gjatë 24 orëve të fundit u shuan 100 zjarre, njofton Drejtoria e Përgjithshme për Sigurinë nga Zjarri dhe Mbrojtjen e Popullsisë. Fatmirësisht, nuk pati viktima apo persona të plagosur. Në 19 raste zjarret shkaktuan dëme të drejtpërdrejta materiale, ndërsa pesë prej tyre - në ndërtesa banimi. Gjithashtu, ekipet e emergjencës kryen 41 ndërhyrje për shpëtim dhe operacione të tjera ndihmuese.

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova