SHOQËRI

Artikull

Po rritet numri i studentëve të huaj në universitetet bullgare

Po rritet numri i studentëve të huaj në universitetet bullgare

FOTO: BTA, arkiv

Madhësia e shkronjave

Numri i studentëve të huaj që studiuan në universitetet shtetërore dhe private në Bullgari u rrit me 5 për qind gjatë vitit akademik 2025/2026, krahasuar me vitin e mëparshëm, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Në total, 17 889 shtetas të huaj studiuan në universitetet bullgare gjatë vitit të kaluar akademik. Prej tyre, 7034 erdhën nga 26 vende të Bashkimit Evropian, ndërsa 10 855 të tjerë nga 99 vende të tjera. Studentët e huaj studiuan në pothuajse të gjitha degët universitare. Më të preferuarat prej tyre ishin degët e mjekësisë. Në degën e Mjekësisë studiuan 7861 studentë, ndërsa 1694 ndoqën studimet për Stomatologji.

Shteti po zbaton masa të ndryshme për të tërhequr dhe rritur numrin e studentëve të huaj, bëri të ditur Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Një prej këtyre masave është Vendimi nr. 103 i Këshillit të Ministrave, përmes të cilit sigurohen deri në 2000 vende në universitetet shtetërore për persona me kombësi bullgare ose me origjinë bullgare.


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova