SHOQËRI

Artikull

Festivali i Kosit në Momçillovci!

Festivali i Kosit në Momçillovci!

FOTO: momchilovtsifest.bg

Madhësia e shkronjave


Një tjetër edicion i “Festivalit të Kosit – Kulturë dhe Tradita” do të zhvillohet nga 28 deri më 30 gusht në fshatin Momçillovci, në rajonin e qytetit Smoljan. Festivali nis në orën 16:00, ndërsa dy orë më vonë do të bëhet hapja zyrtare.

Festivali i Kosit në Momçillovci!

FOTO: Bozhidar Çollakov, BNR Kërxhali

Veprimtaria, e cila zhvillohet me moton “Momçillovci – djepi i jetëgjatësisë dhe mënyrës së shëndetshme të jetesës”, organizohet së bashku me kompaninë kineze Bright Dairy, e cila tregton në tregun kinez produktet e saj të bulmetit me emrin “Momçillovci”. Në kuadër të këtij bashkëpunimi, çdo vit në programin e festivalit marrin pjesë artistë kinezë, ndërsa organizohen edhe Pavijoni i Kulturës dhe Artizanatit Kinez, si dhe punëtori gatimi ku prezantohet kuzhina tradicionale kineze në zemër të Rodopeve.

Fshati Momçillovci

Fshati Momçillovci

FOTO: Bozhidar Çollakov, BNR Kërxhali

Programi përfshin gjithashtu ekspozita të prodhuesve vendas të produkteve të bulmetit, panaire artizanale, koncerte me muzikë folklorike dhe konkursin e njohur të bukurisë “Mis Rodopi – Mbretëresha e Kosit”.

Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova