MUZIKË

Artikull

“Dixhitale” e Dara Ekimovës – frymëzuar nga zbrazëtia që krijojnë ekranet

Dara Ekimova

Dara Ekimova

FOTO: YouTube /Dara Ekimova

Madhësia e shkronjave

Edhe pse Dara Ekimova njihet kryesisht si këngëtare, ajo është gjithashtu një autore e talentuar muzike dhe tekstesh, e cila “kap” pulsin e kohës dhe e shndërron atë në vargje këngësh. Kënga e saj e re “Dixhitale” – një nga krijimet më të rëndësishme të albumit të saj të dytë “Shqisa” – është një këngë dashurie me tinguj kibernetikë, që trajton zbrazëtinë e krijuar nga ekranet. Bashkëautorët e Dara Ekimovës janë miqtë e saj Dexter, C-Mo, Eva Parmakova dhe D-ZASTA, të cilët ajo i ftoi në një kamp krijues të organizuar posaçërisht për albumin “Shqisa”.

Videoja e “Dixhitales”, me regji të Kalina Stenevës, e shndërron këngëtaren në një personazh dixhital dhe të befason me një estetikë vizuale të frymëzuar nga futurizmi distopik cyberpunk. Në vend të trupit dhe prekjes – hologram. Në vend të një imazhi të përsosur – defekte dixhitale. Në vend të dashurisë – simulim.

Kënga e re “Dixhitale” do të jetë pjesë edhe e programit të koncerteve të këngëtares në performancat e saj të ardhshme.

 

Redaktoi: Diljana Traçeva

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova