SPORT

Artikull

Grigor Dimitrov u kualifikua pa luajtur në fazën kryesore të US Open

Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov

FOTO: Reuters

Madhësia e shkronjave

Grigor Dimitrov u kualifikua në fazën kryesore të Turneut të Hapur të SHBA-së në Nju Jork. Tenisti bullgar duhej të përballej me finlandezin Otto Virtanen në raundin e tretë dhe të fundit të kualifikueseve, por Virtanen u tërhoq nga ndeshja për shkak të dhimbjeve të shpinës. Tenisti më i mirë bullgar, i cili aktualisht renditet në vendin e 137-të në botë, fitoi dy ndeshjet e para nëkualifikuese. Ai mposhti italianin Lorenco Xhiustino dhe më pas Timofej Skatov nga Kazakistani.

35-vjeçari Dimitrov arriti në gjysmëfinalet e US Open në vitin 2019, ndërsa dy sezone më parë u kualifikua për në çerekfinale. Vitin e kaluar ai nuk mori pjesë në këtë turne të Grand Slam-it për shkak të një dëmtimi në muskulin e kraharorit.


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova