LAJME

Lajm

Trafik i rënduar në pikat kufitare “Kapitan Andreevo” dhe “Kallotina”

Premte, 28 Gusht 2026, 09:48

Trafik i rënduar në pikat kufitare “Kapitan Andreevo” dhe “Kallotina”

FOTO: BTA - arkiv

Madhësia e shkronjave

Trafiku është i rënduar në kufirin me Turqinë, në pikën e kalimit kufitar “Kapitan Andreevo”, si në hyrje ashtu edhe në dalje për automjetet e lehta. Trafik i rënduar raportohet edhe në kufirin me Serbinë, në pikën e kalimit kufitar “Kallotina”, në dalje për automjetet, njofton Drejtoria e Përgjithshme “Policia Kufitare”. Kalimi në të gjitha pikat kufitare me Rumaninë, Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut vijon normalisht.

Gjatë 24 orëve të fundit u shuan 96 zjarre, njofton Drejtoria e Përgjithshme “Siguria nga Zjarri dhe Mbrojtja e Popullsisë”. Nuk ka të vdekur apo të lënduar. Në 13 raste zjarret kanë shkaktuar dëme të drejtpërdrejta materiale, dy prej të cilave kanë rënë në ndërtesa banimi. U kryen 33 ndërhyrje shpëtimi dhe operacione ndihmëse.


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova