Lajm
Bullgaria dhe SHBA-ja diskutuan modernizimin e Forcave Ajrore Bullgare
Premte 28 Gusht 2026 11:04
Premte, 28 Gusht 2026, 11:04
FOTO: Ambasada e SHBA-së në Bullgari
Madhësia e shkronjave
Shefi i Shtabit të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara, gjenerali Ken Wilsbach, priti Komandantin e Forcave Ajrore Bullgare, gjeneralmajorin Nikollaj Rusev, gjatë vizitës së tij zyrtare në SHBA, njofton BGNES. Vizita konfirmoi angazhimin e të dyja vendeve për modernizimin e Forcave Ajrore Bullgare dhe forcimin e partneritetit në fushën e mbrojtjes në kuadër të NATO-s.
Gjatë vizitës së tij njëjavore, gjeneralmajori Nikollaj Rusev u takua edhe me ushtarakë bullgarë që po trajnohen për t’u bërë pilotë të avionëve luftarakë F-16 në bazën “Morris” të Gardës Kombëtare Ajrore të SHBA-së në Arizona.
U konfirmua vazhdimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes midis Bullgarisë dhe SHBA-së, me theks të veçantë te modernizimi i Forcave Ajrore Bullgare me avionë F-16, si dhe angazhimi i përbashkët i të dyja vendeve për forcimin e aftësive parandaluese dhe mbrojtëse në krahun lindor të NATO-s.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova