LAJME

Lajm

Parashikimi i motit për fundjavën

Mot me diell, me reshje në skajet perëndimore

Premte, 28 Gusht 2026, 19:19

Parashikimi i motit për fundjavën

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Gjatë natës, vranësirat mbi pjesën më të madhe të vendit do të shpërndahen dhe do të pakësohen, duke i lënë vendin një moti kryesisht të kthjellët. Vranësira më të dendura do të ketë mbi rajonet jugperëndimore dhe skajet juglindore, ku në disa vende do të ketë reshje shiu. Era do të dobësohet dhe në shumë zona do të pushojë.

Të shtunën moti do të jetë kryesisht me diell, ndërsa në mëngjes do të jetë i freskët. Pasdite, mbi Bullgarinë verilindore do të ketë shtim të përkohshëm të vranësirave, por pa reshje. Më vonë gjatë ditës, nga perëndimi do të fillojë shtimi i vranësirave dhe në disa vende në skajet perëndimore do të ketë reshje shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga lindja-verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë kryesisht nga 30°C deri në 35°C, ndërsa në rajonet verilindore do të jenë pak më të ulëta. Në Sofje, temperatura do të jetë rreth 32°C.

Në zonat malore moti do të jetë kryesisht me diell. Pasdite, nga perëndimi do të fillojë shtimi i vranësirave dhe në disa zona në masivet malore të Bullgarisë Jugperëndimore do të ketë reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në lartësitë më të mëdha erë e fortë nga veriu-veriperëndimi. Temperatura maksimale në lartësi 1200 metra do të jetë rreth 25°C, ndërsa në 2000 metra rreth 18°C.

Përgjatë bregdetit të Detit të Zi moti do të jetë kryesisht me diell. Në orët e mëngjesit, vranësira të dendura do të ketë mbi skajin jugor të bregdetit dhe në disa vende do të ketë reshje shiu. Pasdite, mbi pjesën veriore të bregdetit do të ketë shtim të përkohshëm të vranësirave, por pa reshje. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë bregdetit jugor përkohësisht e fortë, nga veriu-verilindja, e cila pasdite do të dobësohet. Temperaturat maksimale do të jenë nga 25°C deri në 28°C, ndërsa temperatura e ujit të detit do të jetë 25–26°C. Dallgëzimi i detit do të jetë nga 2–3 ballë në bregdetin verior deri në rreth 4 ballë në atë jugor. /DÇ

Të dielën, mbi pjesën më të madhe të vendit do të mbizotërojë mot kryesisht me diell. Në orët e pasdites, mbi Bullgarinë Perëndimore do të zhvillohen vranësira grumbulluese dhe grumbulluese-shiu, ndërsa në disa vende do të ketë reshje të shkurtra shiu, të shoqëruara me bubullima. Temperaturat gjatë ditës do të rriten më tej.


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova