Ministrja e jashtme Velisllava Petrova-Çamova:

Qëndrimi ynë për paketën e sanksioneve të BE-së mbron interesin kombëtar

Ministrja e jashtme Velislava Petrova-Çamova

Premte, 28 Gusht 2026, 13:49

Ministrja e jashtme Velislava Petrova-Çamova

Ministrja e jashtme Velislava Petrova-Çamova

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Ministrja e jashtme Velisllava Petrova-Çamova e argumentoi vendimin e qeverisë për përjashtimin e disa personave nga paketa e 21-të e sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë me nevojën për të mbrojtur interesin kombëtar.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje të GERB-it, se çfarë e kishte bërë të nevojshme kërkesën për përjashtim të miliarderit Iskander Mahmudov, i cili është pjesë e drejtimit të kompanisë që ka furnizuar me trena metronë e Sofjes, ajo tha: “Në lidhje me propozimin, autoritetet kombëtare kompetente sinjalizuan se vendosja e kufizimeve ndaj Iskander Mahmudovit, si dhe ndaj pronarit të kompanisë “Transmashholding”, mund të dëmtonte interesat tona ekonomike, pasi Bullgaria përfiton nga përjashtimet e parashikuara nga sanksionet e BE-së për kompaninë ruse ‘Metrovagonmash’.”

Ministrja iu përgjigj edhe një pyetjeje nga “Bullgaria Demokratike” se përse qeveria kishte kërkuar heqjen nga lista e sanksioneve të ministrit rus të sportit dhe të bankës “Toliathimbank”, pjesë e një grupi që prodhon municione: “Argumentet e paraqitura për  Mihaill Dektjarov ishin mungesa e një kontributi konkret në veprimet ushtarake kundër Ukrainës, si dhe fakti se kjo masë nuk mund të kontribuojë në ndalimin e luftës”, tha Velislava Petrova.

Sa i përket “Toliathimbank”, ajo kujtoi se banka është në pronësi të një prej prodhuesve më të mëdhenj të amoniakut në botë. “Duke pasur parasysh çmimet e larta dhe situatën e paqëndrueshme në tregjet ndërkombëtare të plehrave, të lidhur me konfliktin në Lindjen e Mesme, çdo kufizim i mundësive në këtë drejtim mund të ketë efekt negativ”, tha ajo.


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova