Premte 28 Gusht 2026 14:43
Premte, 28 Gusht 2026, 14:43
FOTO: Ministria e Mbrojtjes
Madhësia e shkronjave
Një mjet fluturues pa pilot u neutralizua me shpërthim të kontrolluar nga forcat ushtarake detare pranë Sozopolit. Për dronin njoftoi Georgi Hristovi, drejtues i licencuar i grupeve turistike me kajak. Droni u vu re nga grupi i kajakerëve në det, përballë ishujve Shën Ivan dhe Shën Pjetër, njofton korrespondentja jonë Daniella Kostadinova. Pas kryerjes së një verifikimi, për arsye sigurie u mor vendimi që mjeti të shkatërrohej në vend, njofton Ministria e Mbrojtjes.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova