Mesjeta rikthehet në Vidin me një festival këtë fundjavë

Shtunë, 29 Gusht 2026, 05:12

Mesjeta rikthehet në Vidin me një festival këtë fundjavë

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Edicioni i 14-të i festivalit mesjetar “Bëdinë” do të zhvillohet më 29 dhe 30 gusht, duke filluar në orën 19:00, në kalanë “Baba Vida” në Vidin, njofton BTA, duke iu referuar ekspertes kryesore për “Informacionin dhe promovimin në turizëm” në Bashkinë e Vidinit, Cecka Cokova.

Bdini është emri mesjetar i qytetit të sotëm të Vidinit. Edicioni i sivjetshëm do të zhvillohet nën shenjën e “Shpirtit bullgar”, të cilin populli bullgar e ka ruajtur ndër shekuj, ndërsa figura historike qendrore e programit do të jetë sundimtari pak i njohur i Bëdinit, Ohtum.

Mesjeta rikthehet në Vidin me një festival këtë fundjavë

FOTO: BTA


Gjatë ditës së parë të festivalit, vizitorët do të mund të ndjekin rikrijime historike, demonstrime, si dhe strategjinë ushtarake për mbrojtjen e kalasë. Parashikohen përballje demonstruese mes fituesve dhe të mundurve, si dhe shfaqjet e mbrëmjes “Shpirti i bullgarëve” dhe “Magjia e zjarrit”. Programi do të përfundojë me një marshim me pishtarë për pjesëmarrësit dhe publikun.

Mesjeta rikthehet në Vidin me një festival këtë fundjavë

FOTO: BTA


Gjatë ditës së dytë arashikohen përballje demonstruese nga mbrojtësit e kalasë, si dhe veprimtari mesjetare për fëmijët. Vizitorët e vegjël do të mund të marrin pjesë në lojëra të ndryshme argëtuese dhe edukative.

Hyrja në festival është falas.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova