Studentët e sapopranuar nga Maqedonia do të studiojnë në 6 qytete bullgare

Premte, 28 Gusht 2026, 16:04

Studentët e sapopranuar nga Maqedonia do të studiojnë në 6 qytete bullgare

FOTO: Konsullata e Përgjithshme e Bullgarisë në Manastir

Madhësia e shkronjave

Studentët e sapopranuar nga Maqedonia e Veriut do të vazhdojnë arsimin në universitetet bullgare gjatë vitit akademik 2026/2027. Më 26 gusht, Konsullata e Përgjithshme e Bullgarisë në Manastir organizoi një takim me të rinjtë nga rajoni i saj konsullor, të cilët janë pranuar në institucionet e arsimit të lartë në Bullgari. Ata do të studiojnë në gjashtë qytete bullgare – Sofje, Plovdiv, Varna, Burgas, Stara Zagora dhe Pleven. Pranimi është bërë në bazë të dy vendimeve të Këshillit të Ministrave – njëri u drejtohet diasporës bullgare, ndërsa tjetri shtetasve të Maqedonisë së Veriut.

Konsulli i Përgjithshëm Petër Petrov i përgëzoi studentët për pranimin e suksesshëm. Punonjësit e konsullatës u shpjeguan atyre dhe prindërve të tyre kushtet e qëndrimit dhe studimit në Bullgari, si dhe hapat e nevojshëm që duhet të ndërmarrin për t’u regjistruar në universitetet bullgare.

Takimi u organizua me mbështetjen e Shoqatës së Miqësisë Maqedono-Bullgare nga Manastiri, e cila prej vitesh përgatit dhe ndihmon të rinjtë nga Manastiri dhe qytetet përreth për të vazhduar studimet në Bullgari, njofton Konsullata e Përgjithshme e Bullgarisë në Manastir në faqen e saj.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova