Lajm
Bullgaria mori 489 milionë eurot e para nga programi SAFE për mbrojtjen
Hënë 31 Gusht 2026 06:08
Hënë, 31 Gusht 2026, 06:08
FOTO: BTA/AP
Madhësia e shkronjave
Bullgaria mori pagesën e parë në kuadër të instrumentit “Masat për Sigurinë e Evropës”, i njohur si SAFE. Pagesa është në shumën prej 489 milionë eurosh, nga një total prej rreth 3.3 miliardë eurosh. Me këtë hua evropiane pritet të financohen nëntë projekte. Ndër to është edhe sigurimi i radarëve tredimensionalë, të cilët pritet të merren nga Franca, raportoi gazetari Dobromir Videv.
Ndër planet është që, me paratë evropiane, ushtria bullgare të pajiset me sisteme tokësore të mbrojtjes kundërajrore dhe kundër raketave, municione 155 mm, mjete ajrore pa pilot (dronë), si dhe sisteme për zbulimin dhe kundërveprimin ndaj dronëve.
Pagesa e radhës do të kryhet pasi të përmbushen objektivat e përcaktuara për secilën fazë dhe të bëhet përparim në investimet përkatëse.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova