Artikull
Bojko Borisov:
Pa bashkim të së djathtës, nuk kemi shanse në zgjedhjet presidenciale
Hënë 31 Gusht 2026 09:58
Hënë, 31 Gusht 2026, 09:58
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Pa një bashkim të qartë të forcave demokratike të së djathtës, kandidatët e veçantë të partive nuk kanë shanse në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Këtë e deklaroi para gazetarëve lideri i GERB-it, Bojko Borisov. Ai tha se brenda partisë ende po diskutohen mundësitë e ndryshme për pjesëmarrjen në zgjedhje. “Mbeten edhe rreth dhjetë ditë që të mbizotërojë arsyeja, në mënyrë që e gjithë e djathta të bashkohet përballë së majtës”, theksoi Borisov. Sipas tij, në të kundërt, mund të urohet që tani Ilijana Iotova për fitoren.
Sipas liderit të GERB-it, këto zgjedhje presidenciale do të jenë ndryshe nga ato të mëparshmet. Presidentja aktuale pritet të kandidojë përmes një komiteti nismëtar, ndërsa partia në pushtet, “Bullgaria Progresive”, do ta mbështesë. Ndërkohë, ish-kryeministri i përkohshëm Andrej Gjurov, i cili përflitet si kandidati i mundshëm i “Po e vazhdojmë ndryshimin” dhe “Bullgaria Demokratike”, gjithashtu pritet të kandidojë përmes një komiteti nismëtar dhe do të duhet të sigurojë mbështetje nga faktorë të tjerë politikë.
Deljan Dobrev, një nga figurat më të njohura të GERB-it, tha se partia duhet të ketë kandidatin e saj. “Nëse Gjyurov është kandidati që do të bashkojë të djathtën, atëherë askush nga GERB-i nuk do të votojë për të”, deklaroi Dobrev. Sipas tij, janë tre emra që mund të marrin përsipër garën presidenciale për GERB-in: kryebashkiaku i Burgasit, Dimitër Nikollov, nënkryetari i GERB-it, Tomisllav Donçev, dhe ish-kryeministri Rosen Zheljazkov.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova