Lajm
Trafik i rënduar në pikat kufitare “Kapitan Andreevo” dhe “Kalotina”
Hënë 31 Gusht 2026 10:42
Hënë, 31 Gusht 2026, 10:42
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Trafik i rënduar raportohet në pikën kufitare “Kapitan Andreevo”, në kufirin me Turqinë, si në hyrje, ashtu edhe në dalje për automjetet e vogla, ndërsa në dalje ka ngarkesë edhe për automjetet e transportit të mallrave. Të dhënat janë bërë të ditura nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Kufitare pranë Ministrisë së Brendshme të Bullgarisë. Trafik i dendur ka edhe në pikën kufitare “Kallotina”, në kufirin me Serbinë, si në hyrje, ashtu edhe në dalje për automjetet e vogla. Në të gjitha pikat kufitare me Rumaninë, qarkullimi është normal. Ndërkohë, linjat e trageteve që shërbejnë për kalimet kufitare Orjahovo–Beket, Silistra–Kiçu dhe Svishtov–Zhimniç vazhdojnë të jenë jashtë funksionit për shkak të nivelit të ulët të ujit në lumin Danub. Trafiku është normal edhe në pikat kufitare me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Dy persona humbën jetën në aksidente rrugore gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi Ministria e Brendshme. Në 22 aksidente të regjistruara u plagosën 27 persona, ndërsa në Sofje u lëndua një person. Që nga fillimi i muajit gusht, në të gjithë vendin u regjistruan gjithsej 685 aksidente rrugore ku pati persona të plagosur ose viktima.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë Bullgarinë u shuan 96 zjarre, ndërsa dy persona pësuan lëndime, bëri të ditur Drejtoria e Përgjithshme për Sigurinë nga Zjarri dhe Mbrojtjen e Popullsisë. Nga këto raste, 22 zjarre shkaktuan dëme të drejtpërdrejta materiale, gjashtë prej tyre në ndërtesa banimi. Ekipet e zjarrfikësve reaguan ndaj 150 sinjalizimeve për ngjarje të ndryshme. Gjithashtu, u kryen 43 ndërhyrje për shpëtim dhe operacione ndihmëse, gjashtë prej të cilave ishin në vendngjarje aksidentesh rrugore.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova