TURIZËM

Artikull

Aplikacion celular me të gjithë informacionin turistik

Hënë, 31 Gusht 2026, 11:33

Vençisllav Venev

Vençisllav Venev

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Shoqata “Bashkimi Turistik Bullgar” krijoi një aplikacion celular që mbledh në një vend informacionin kryesor për turizmin në Bullgari, bëri të ditur kryetari i saj, Vençisllav Venev. Aplikacioni, i quajtur “Bullgaria 100”, ofron harta, itinerare, navigim, si dhe informacion për evente dhe vende me rëndësi kulturore e natyrore. “Në aplikacion mund të gjeni vende ku mund të akomodoheni, evente interesante dhe vende që ia vlen të vizitohen, qofshin ato historike, natyrore apo kulturore. Sistemi i navigimit mund t’ju çojë në destinacionin që zgjidhni. Nëse ndodheni në vështirësi ose humbni rrugën, ai mund t’ju drejtojë drejt një vendi të njohur, t’ju kthejë në shtëpi ose në pikën e nisjes”, shpjegoi Vençisllav Venev.

Aplikacioni falas ofron gjithashtu informacion mbi parashikimin e motit dhe atraksionet interesante në zonën ku ndodhen turistët.


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova