Lajm
Andrej Gjurov shpall kandidaturën për president më 1 shator
Hënë 31 Gusht 2026 14:11
Hënë, 31 Gusht 2026, 14:11
Andrej Gjurov
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Ish-kryeministri i përkohshëm Andrej Gjurov, i cili pritet të mbështetet nga parti të krahut të djathtë, do të shpallë kandidaturën e tij për president më 1 shtator, ditën e martë. Në një intervistë për BNR, ai tha se sot mediat do të njoftohen se ku do të zhvillohet aktiviteti ku do të bëhet shpallja. Pritet që kandidatura e Gjurovit të paraqitet nga një komitet nismëtar. Së bashku me emrin e tij pritet të bëhet publik edhe kandidati për postin e nënpresidentit – ish-sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, Georgi Kandev, i cili ishte pjesë e kabinetit të Gjurovit. Deri tani, mbështetjen për këtë dyshe të mundshme presidenciale e kanë shprehur “Bullgaria Demokratike” dhe “Po e vazhdojmë ndryshimin”.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova