Lajm
Një talenti i ri bullgar fiton Çmimin e Madh të një konkursi muzikor në Itali
I riu bullgar do të performojë me idhullin e tij, Joe Lynn Turner
Hënë 31 Gusht 2026 14:46
Hënë, 31 Gusht 2026, 14:46
FOTO: obshtinaruse.bg
Madhësia e shkronjave
13-vjeçari Kristian Illkov nga Ruse fitoi bindshëm Çmimin e Madh në konkursin ndërkombëtar “Microfono d’Oro”, që u zhvillua në Çivitavekia të Italisë. Ky konkurs prestigjioz muzikor mbledh të rinj të talentuar nga vende të ndryshme të botës, ndërsa Kristian arriti të impresionojë jurinë ndërkombëtare me talentin e tij dhe paraqitjen në skenë. Përveç çmimit të madh, ai fitoi edhe zemrat e publikut, njoftoi Bashkia e qytetit Ruse. Pas këtij suksesi, Kristian mori një ftesë për të marrë pjesë edhe në finalen e “The Voice Italy – Kids”, një tjetër vlerësim për talentin e tij dhe paraqitjen mbresëlënëse.
Sfida e radhës për djaloshin do të jetë të ngjitet në të njëjtën skenë me idhullin e tij, muzikantin me famë botërore Joe Lynn Turner. Performanca e tyre e përbashkët do të zhvillohet më 3 shtator, kur të dy do të këndojnë së bashku në BEERfest, në Stara Zagora. Ftesa për këtë performancë të përbashkët erdhi pasi Joe Lynn Turner u impresionua nga interpretimi i Kristianit i këngës “I Surrender” të grupit Rainbow, gjatë një aktiviteti në Ruse.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova