LAJME

Lajm

Protesta në mbështetje të bullgares Iva Mihajllova

Hënë, 31 Gusht 2026, 16:58

Protesta në mbështetje të bullgares Iva Mihajllova

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Qytetarë u mblodhën në mbështetje të së resë Iva Mihajllova para Ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Sofje. Kërkesa e tyre është që të resë t’i lejohet të kurohet në Bullgari.

Një protestë me të njëjtën kërkesë u zhvillua edhe para godinës së gjykatës në Koçani të Maqedonisë së Veriut, në të njëjtën kohë me seancën gjyqësore për çështjen ndaj 23-vjeçares bullgare. Në sallën e gjyqit ndodhen deputetë dhe avokatë bullgarë, të cilët do të ndjekin procesin. Prania e deputetëve është në përmbushje të një angazhimi të marrë nga Komisioni Parlamentar për Politikat ndaj Bullgarëve Jashtë Vendit, raportoi i dërguari ynë, Georgi Markov.

Çështja gjyqësore ndaj Iva Mihajllovës, e cila ka shtetësi të dyfishtë – bullgare dhe të Maqedonisë së Veriut – lidhet me përfshirjen e saj në një aksident automobilistik, ku një person ka humbur jetën. Mihajllova akuzohet për një vepër të rëndë penale që lidhet me sigurinë e qarkullimit rrugor në Maqedoninë e Veriut. Aksidenti ka ndodhur në fillim të tetorit 2025 dhe si pasojë disa persona, përfshirë edhe vetë Mihajllovën, kanë mbetur të plagosur. Dokumentet e Ivas janë sekuestruar pas aksidentit, duke e penguar atë të marrë trajtim mjekësor në Bullgari. Ky është një nga vendet ku ajo mund të kurohet, për shkak të natyrës së veçantë të dëmtimeve që ka pësuar në shtyllën kurrizore.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova