Deficiti buxhetor deri në korrik arriti në 1.8% të PBB-së

Hënë, 31 Gusht 2026, 18:14

Deficiti buxhetor deri në korrik arriti në 1.8% të PBB-së

FOTO: Ani Petrova

Madhësia e shkronjave

Buxheti i Bullgarisë shënoi një deficit prej 2.201 miliardë eurosh deri më 31 korrik 2026, që përbën 1.8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të parashikuar, tregojnë të dhënat e Ministrisë së Financave. Të ardhurat në kuadër të Programit Fiskal të Konsoliduar, i cili përfshin buxhetet kryesore publike, arritën në 26.347 miliardë euro dhe u rritën me 11.2% krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë, shpenzimet arritën në 28.549 miliardë euro, ose 50.3% e shumës së planifikuar për gjithë vitin. Të ardhurat nga taksat dhe kontributet e sigurimeve shoqërore u rritën me 9.1%. Rritja e shpenzimeve lidhet me pensionet dhe pagat më të larta, si edhe me investimet më të mëdha kapitale. Pagesat e interesave arritën në 649.7 milionë euro.

Gjatë korrikut, Bullgaria përfitoi 896.1 milionë euro nga Plani i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Në fund të muajit, rezerva fiskale e vendit ishte 8.526 miliardë euro.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova