Lajm
Parashikimi i motit për 1 shtatorin 2026
Në ditën e parë të shtatorit, i nxehti vazhdon
Hënë 31 Gusht 2026 19:11
Hënë, 31 Gusht 2026, 19:11
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Gjatë natës, në pjesën më të madhe të vendit do të mbajë mot i kthjellët dhe i qetë. Në Bullgarinë Veriperëndimore do të formohen re të dendura, të cilat mund të sjellin në disa zona reshje të shkurtra shiu, të shoqëruara me bubullima.
Të martën do të mbizotërojë mot me diell, por në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore moti do të jetë më i paqëndrueshëm. Aty do të zhvillohen re të dendura dhe në disa zona priten reshje të shkurtra, herë pas here të forta, të shoqëruara me stuhi dhe bubullima. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriperëndimi, ndërsa në Bullgarinë Lindore nga verilindja. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 31 deri në 36 gradë Celsius, ndërsa në Sofje pritet të arrijnë rreth 32 gradë.
Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të mbajë mot me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë 27–28 gradë, ndërsa temperatura e ujit të detit do të jetë 24–26 gradë. Dallgëzimi i detit do të jetë rreth 3 ballë.
Në zonat malore do të mbizotërojë moti me diell. Rreth mesditës dhe gjatë pasdites, mbi masivet malore në pjesën perëndimore të vendit do të zhvillohen re të dendura, me mundësi për reshje të shkurtra shiu dhe bubullima në disa zona. Era do të jetë e dobët deri mesatare, nga veriu dhe veriperëndimi. Temperatura maksimale do të jetë rreth 25 gradë në lartësi 1200 metra dhe rreth 17 gradë në 2000 metra.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova