Lajm
Varna pret një simpozium ndërkombëtar kushtuar muzikës sllave
Martë 1 Shtator 2026 05:14
Martë, 1 Shtator 2026, 05:14
FOTO: Facebook /Festivali Muzikor Ndërkombëtar "Vera e Varnës"
Madhësia e shkronjave
Në Galerinë e Arteve të Qytetit në Varna, më 1 dhe 2 shtator do të zhvillohet një simpozium ndërkombëtar kushtuar muzikës sllave. Forumi i kushtohet traditave dhe zhvillimeve bashkëkohore në muzikën klasike të vendeve sllave.
Në simpozium do të marrin pjesë muzikologë nga Polonia, Çekia, Gjermania, Austria dhe Bullgaria. Ndër temat që do të diskutohen janë “Shostakoviçi nën trysninë e politikës”, “Musorgski dhe realizmi rus”, “Muzika polake në fillim të shekullit XIX” etj.
Në kuadër të simpoziumit do të mbahen edhe koncerte më 1, 2 dhe 3 shtator, ku do të prezantohen vepra të njohura dhe më pak të njohura të muzikës së dhomës nga Antonín Dvorzhak, Karoll Shimanovskij, Josef Misliveçek, Frederik Shopen, Mihaill Glinka, Georgi Arnaoudov, Henrik Vienijavski, Dmitrij Shostakoviç etj.
Veprat do të ekzekutohen nga muzikantë të njohur nga vende të ndryshme.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova