Gazi natyror shtrenjtohet me 5,5% në shtator

Martë, 1 Shtator 2026, 08:41

Gazi natyror shtrenjtohet me 5,5% në shtator

FOTO: Pixabay

Madhësia e shkronjave

Komisioni për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit miratoi çmimin e gazit natyror për muajin shtator në 41,60 euro për megavat-orë. Kjo shumë nuk përfshin tarifat e aksesit dhe transportit, akcizën dhe TVSH-në. Në gusht, çmimi me të cilin „Bulgargaz“ shiste gazin natyror ishte 39,43 euro për megavat-orë.

Pavarësisht rritjes me 5,5% krahasuar me muajin e kaluar, konsumatorët në Bullgari do të paguajnë rreth 25 euro më pak për megavat-orë sesa çmimet në tregjet ndërkombëtare, falë çmimit konkurrues të gazit të furnizuar nga Azerbajxhani.

Në përzierjen e burimeve për muajin shtator përfshihen sasi gazi natyror nga kontrata afatgjatë me Azerbajxhanin, si dhe gaz natyror i lëngshëm i siguruar përmes kontratave me tregtarë, pas zhvillimit të një tenderi të organizuar.

Çmimi i miratuar përfshin edhe një komponent që mbulon shpenzimet e „Bulgargaz“ për ruajtjen e rezervave të gazit në depozitën nëntokësore „Çiren“, në zbatim të detyrimeve të përcaktuara në planin e veprimit për situatat emergjente.


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova