SPORT

Lajm

Grigor Dimitrov i jep lamtumirën US Open

Martë, 1 Shtator 2026, 11:17

Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov

FOTO: Reuters

Madhësia e shkronjave

Grigor Dimitrov u eliminua në raundin e parë të US Open në Nju Jork. Ai humbi në katër sete, me rezultatin 6:3, 3:6, 2:6, 4:6, përballë australianit Aleksej Popirin, në një ndeshje që zgjati më shumë se dy orë e gjysmë. Ndeshja, fillimi i së cilës u shty për shkak të shiut, nisi shumë mirë për bullgarin, i cili fitoi setin e parë pasi i theu shërbimin kundërshtarit në gejmin e gjashtë. Në setin e katërt dhe vendimtar, australiani kryesoi 5:1 dhe, megjithëse Grigor Dimitrov reagoi fort në fund duke e ngushtuar rezultatin në 4:5, përmbysja nuk u realizua.

Falë tri fitoreve radhazi në kualifikimet dhe pjesëmarrjes në raundin e parë të US Open, Grigor Dimitrov pritet të ngjitet në renditjen botërore në rreth vendin e 130-të pas përfundimit të turneut. Aktualisht, ai renditet i 137-ti në botë.


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova