Lajm
Eurostat: Bullgaria mbetet ndër vendet me inflacionin më të lartë në eurozonë
Martë 1 Shtator 2026 14:08
Martë, 1 Shtator 2026, 14:08
FOTO: Pixabay
Madhësia e shkronjave
Inflacioni vjetor në Bullgari është përshpejtuar në 5,1% në muajin gusht, krahasuar me 4,4% në korrik, sipas vlerësimit paraprak të Eurostat për Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit. Kështu, vendi mbetet ndër shtetet e eurozonës me inflacionin më të lartë, ndërsa niveli mesatar për unionin monetar është rritur në 3,3%, nga 2,9% një muaj më parë, njofton BTA.
Një normë më e lartë inflacioni vjetor se Bullgaria në gusht është regjistruar vetëm në Lituani (5,8%) dhe Qipro (5,2%). Pas Bullgarisë renditen Spanja me 4,5% dhe Belgjika me 4,2%.
Sipas vlerësimit paraprak të Eurostat, përshpejtimi i inflacionit në eurozonë lidhet kryesisht me rritjen e çmimeve të energjisë.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva