TURIZËM

Artikull

U shpall e mbrojtur edhe ujëvara Germe Bunar

Martë, 1 Shtator 2026, 14:35

U shpall e mbrojtur edhe ujëvara Germe Bunar

FOTO: moew.government.bg

Madhësia e shkronjave

Monumenti natyror "Ujëvara – Germe Bunar" është shpallur një territor i ri i mbrojtur me urdhër të Ministres së Mjedisit dhe Ujërave, Rosica Karamfillova, në kategorinë "monument natyror", njoftoi Ministria e Mjedisit.

Territori i ri i mbrojtur ndodhet në zonën kadastrale të fshatit Zhëllëdovo, komuna Xhebell, rajoni i Kërxhali, dhe ka një sipërfaqe prej 1,017 dynymësh.

U shpall e mbrojtur edhe ujëvara Germe Bunar

FOTO: moew.government.bg

Monumenti natyror "Ujëvara – Germe Bunar" dallohet për formacionet e tij karakteristike shkëmbore. Brenda kufijve të tij ndalohen aktivitetet që mund të çojnë në dëmtimin ose shkatërrimin e pamjes natyrore të ujëvarës dhe të peizazhit përreth saj.


Lexoni më shumë në arkivin tonë:


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva