Lajm
2,33% e PBB-së janë planifikuar për shpenzimet e mbrojtjes në vitin 2027
Martë 1 Shtator 2026 16:11
Martë, 1 Shtator 2026, 16:11
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Për vitin e ardhshëm, shpenzimet e planifikuara për mbrojtjen do të arrijnë në 2,33% të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB), deklaroi Ministri i Mbrojtjes Dimitër Stojanov gjatë ligjëratës së tij me rastin e hapjes së vitit akademik për oficerët në Akademinë Ushtarake "G. S. Rakovski", raportoi korrespondenti ynë Daniell Inkov.
Ministri theksoi se Bullgaria është një nga pak shtetet që tashmë ka miratuar një Plan Kombëtar për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes në 5% të PBB-së deri në vitin 2035.
“Nuk guxoj të përmend termin ‘modernizim i përshpejtuar’ i forcave tona të armatosura, sepse personalisht e kam dëgjuar këtë që në vitin 1999. Megjithatë, stanjacioni nga viti 1989 deri në vitin 2019 ishte katastrofik për Ushtrinë Bullgare”, tha më tej Ministri i Mbrojtjes.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva