Artikull
Konkursi fotografik “Momente nga Bullgaria” do të mbledhë bukuritë e vendit
Mërkurë 2 Shtator 2026 05:11
Mërkurë, 2 Shtator 2026, 05:11
FOTO: Ministria e Turizmit
Madhësia e shkronjave
Ministria e Turizmit ka shpallur konkursin fotografik “Momente nga Bullgaria”, i cili synon të prezantojë vende të dashura, peizazhe, tradita dhe përvoja nga vendi. Fotografitë e vlerësuara do të përdoren për dekorimin e dritareve të fasadës së institucionit dhe për nevojat e reklamimit turistik kombëtar.
Qëllimi i konkursit është të tregojë bukurinë, larminë dhe shpirtin e Bullgarisë, jo vetëm përmes objekteve dhe destinacioneve të njohura turistike, por edhe përmes këndeve më pak të njohura të vendit.
Çdo pjesëmarrës mund të dërgojë deri në 5 fotografi në kategoritë e mëposhtme:
· “Njerëz dhe tradita” – zakone, folklor, zeje dhe përvoja autentike;
· “Vende dhe trashëgimi” – objekte kulturore dhe historike, arkitekturë, qytete, fshatra dhe vende turistike emblematike;
· “Natyrë dhe frymëzim” – male, det, liqene, lumenj, monumente natyrore dhe peizazhe.
Informacion i detajuar për konkursin është publikuar në faqen zyrtare të ministrisë në gjuhën bullgare KËTU.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva