Lajm
Parashikimi i motit për 2 shtatorin 2026
Mot i nxehtë, me reshje të herëpashershme në disa zona
Martë 1 Shtator 2026 19:22
Martë, 1 Shtator 2026, 19:22
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët. Në Bullgarinë Veriperëndimore do të fryjë erë e lehtë nga perëndimi-veriperëndimi, ndërsa në pjesën tjetër të vendit do të mbizotërojë mot pothuajse pa erë.
Të mërkurën moti do të jetë kryesisht me diell. Mbi Bullgarinë Jugperëndimore do të zhvillohen vranësira të dendura, me mundësi për reshje shiu dhe stuhi. Në disa zona do të ketë reshje afatshkurtra, të cilat përkohësisht mund të jenë intensive, të shoqëruara me bubullima. Ka mundësi edhe për breshër. Reshje të shkurtra do të ketë edhe në zona të veçanta të verilindjes së vendit. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga veriu-verilindja. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 31°C deri në 36°C, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 32°C.
Në zonat malore do të mbizotërojë moti me diell. Rreth mesditës dhe pas saj, mbi masivet malore të Bullgarisë Jugperëndimore do të zhvillohen vranësira të dendura, me reshje të shkurtra shiu dhe bubullima në disa zona. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu-veriperëndimi. Temperatura maksimale në lartësi 1200 metra do të jetë rreth 25°C, ndërsa në 2000 metra rreth 17°C.
Në bregdetin e Detit të Zi do të mbizotërojë moti me diell. Në orët e mëngjesit, në disa zona do të ketë vranësira të ulëta shtresore ose mjegull të përkohshme. Do të fryjë erë e lehtë, ndërsa përgjatë bregdetit jugor deri mesatare, nga lindja-juglindja. Temperaturat maksimale do të jenë 27–29°C, ndërsa temperatura e ujit të detit do të jetë 24–26°C. Deti do të ketë dallgëzim 2–3 ballë.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova