KULTURË

Artikull

Abetaret e brezave të bullgarëve ekspozohen në Varna deri më 15 shtator

Mërkurë, 2 Shtator 2026, 05:49

Abetaret e brezave të bullgarëve ekspozohen në Varna deri më 15 shtator

FOTO: BTA - arkiv

Madhësia e shkronjave

Ekspozita "Abetaret e brezave të bullgarëve" do të qëndrojë e hapur në Varna deri më 15 shtator, në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, njoftoi shtëpia botuese "Prosveta". Ekspozita në ambient të hapur është vendosur në Kopshtin Detar, pranë Orës Diellore, dhe hyrja është e lirë për të gjithë vizitorët. 

Ajo paraqet 13 abetare për shkollat e arsimit të përgjithshëm, të botuara nga "Prosveta" që nga themelimi i saj në vitin 1945 e deri më sot, duke pasqyruar ndryshimet në përmbajtje, ilustrime dhe paraqitjen e tyre grafike. 

Projekti është realizuar nga Svoboda Cekova dhe Anton Stajkov, autorë të librit "Abetarja bullgare. 200 vjet në klasën e parë", i vlerësuar me çmimin "Luani i Artë". Përpara se të mbërrinte në Varna, ekspozita ishte prezantuar në Sofje, Plovdiv, Burgas dhe Ruse.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva