Martë 1 Shtator 2026 18:09
Martë, 1 Shtator 2026, 18:09
FOTO: mod.bg
Madhësia e shkronjave
Një delegacion bullgar, i kryesuar nga zëvendësministri i mbrojtjes Ljubomir Monov, mori pjesë në takimin joformal të ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Takimi u mbajt më 31 gusht dhe 1 shtator në qytetin Wicklow të Irlandës.
Në fjalën e tij, Monov deklaroi se që nga fillimi i agresionit rus, Bullgaria i ka ofruar Ukrainës mbështetje të vazhdueshme në të gjitha dimensionet, duke konfirmuar angazhimin e vendit ndaj përpjekjeve të përbashkëta evropiane për arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme.
“Ne besojmë se duhet të përdoret çdo instrument i disponueshëm për t’i dhënë fund luftës dhe për të arritur një marrëveshje përmes negociatave”, tha ai, cituar nga Ministria e Mbrojtjes.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva