LAJME

Lajm

Ministri i Punëve të Brendshme Ivan Demerxhiev:

Siguria e kufijve bullgarë mund të shërbejë si model për të gjithë BE-në

Mërkurë, 2 Shtator 2026, 08:41

Ivan Demerxhiev (majtas) dhe Hans Leijtens

Ivan Demerxhiev (majtas) dhe Hans Leijtens

FOTO: mvr.bg

Madhësia e shkronjave

“Siguria e kufijve bullgarë dhe masat që ne zbatojmë me sukses mund të shërbejnë si model për të gjithë Bashkimin Evropian.” Këtë e ka deklaruar Ministri i Brendshëm Ivan Demerxhiev gjatë një takimi me drejtorin ekzekutiv të Frontex-it, Hans Leijtens, njofton Ministria e Punëve të Brendshme e Bullgarisë. Të dy palët kanë qenë të një mendimi se Agjencia Evropiane për Rojën Kufitare dhe Bregdetare duhet të mbështesë edhe më aktivisht shtetet anëtare në luftën kundër migracionit të paligjshëm dhe kërcënimeve të reja ndaj sigurisë.

Sipas ministrit, është e nevojshme të arrihet një standard i unifikuar sigurie për kufijtë e jashtëm, i cili të funksionojë në dobi të gjithë Bashkimit Evropian. Sipas tij, komuniteti evropian duhet të jetë i gatshëm t’u përgjigjet sfidave të reja të sigurisë, përfshirë kundërveprimin ndaj kërcënimeve që rrjedhin nga depërtimi i mjeteve ajrore pa pilot (dronëve).

“Për Bullgarinë, partneriteti me Frontex-in ka rëndësi kyçe. Si vend që ruan një kufi të rëndësishëm të jashtëm të BE-së, ne mbrojmë jo vetëm kufirin tonë kombëtar, por edhe sigurinë e të gjithë hapësirës Schengen”, ka deklaruar gjithashtu Ivan Demerxhiev.

Në kuadër të operacionit të përbashkët “Bullgaria 2026”, në kufijtë e jashtëm të vendit janë vendosur 160 punonjës nga korpusi i përhershëm i agjencisë Frontex.

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva